Koronavirusi “fake”? Italianët krahasojnë statistikat e vdekjeve të vitit 2019 dhe 2020

Mediat italiane kanë publikuar disa statistika të vdekjeve në shtetin e tyre, duke krahasuar me vdekjet e mëhershme dhe atyre të infektuarve me koronavirus.
Ndonëse ishte raportuar se covid-19 po mbyt në numër të madh italianët, ndryshe thonë numrat e publikuar nga “Corrieredelveneto”.
Kësisoj, ky medium ka krahasuar vdekjet e viteve paraprake dhe 2020, në këtë periudhë kohore. Sipas “Corriere-s”, numri i vdekjeve është thuajse identik, transmeton Indeksonline

“Vdekjet në Treviso, Conegliano, Oderzo, Montebelluna dhe Vittorio Veneto janë thuajse të njëjta si në vitin 2019, pavarësisht viktimave të virusit.
Të dhënat e vdekjet totale në spitalet Treviso në tre muajt e parë të vitit 2020 janë në përputhje me ato të viteve të kaluara”.
Francesco Benazzi bëri një krahasim të vdekjeve në periudhën midis 1 Janarit dhe 29 Marsit në katër vitet e fundit në provincën e Treviso:
995 persona në 2017
908 në 2019
933 në 2020
Numri është 25 më shumë vdekje në tremujor sesa në 2019.
Vdekjet me covid-19 ishin, saktësisht, 108.


Ndryshe, në Itali numri i viktimave ka shkuar në 13.915, që do të thotë janë 760 viktima në 24 orët e fundit.
Numri total i të infektuarve është 83049, të shëruar 18278 ndërsa 4053 janë në gjendje kritike.
Kurse, numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 50253.
