Koronavirusi – flet edhe i pari i FIFA-s, Infantino

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino i ka bërë thirrje komunitetit të futbollit të përdorë “fuqinë e tij” për të përforcuar mesazhet kyçe në lidhje me Koronavirusin.
Në një letër dërguar anëtarëve dhe palëve të tjera të interesit të FIFA-s, e zbardhur nga “BBC”, Infantino thekson se duhet të ndiqen udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetit.

“Tashmë duhet të bëjmë gjithçka kemi në dorë për të mbrojtur tifozët, lojtarët, trajnerët dhe këdo tjetër të përfshirë në lojën tonë të bukur. Duhet që mbi të gjitha autoritetet e futbollit të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për ndalimin e përhapjes së virusit.
Shëndeti mbi të gjitha dhe solidarizimi me futbollin duhet të jenë udhëheqësit kyç të vendimmarrjes në këtë moment të vështirë.
Sporti në përgjithësi dhe futbolli në veçanti mund të luajnë një rol të rëndësishëm për të ndihmuar në shërimin e botës, menjëherë sapo të kthehemi në normalitet,” deklaroi Infantino.