Koronavirusi futet te Real Madridi, pesë të infektuar!

Real Madridi ka njoftuar edhe disa raste të reja me Covid-19. Pas Modric e Marcelo, sot pozitiv kanë rezultuar edhe Asensio, Bale, Lunin e Rodrigo. Me Covid-19 ka dalur edhe ndihmësi i parë i Ancelottit, Davide Ancelotti.
Sipas protokollit, Real Madridi mund të kërkojë shtyrjen e ndeshjes kundër Cádiz-it nëse nuk mund të bëj 13 lojtarë të skuadrës së parë, duke qenë njëri nga ta portier.
Mbetet të shihet në orët e ardhshme për fatin e ndeshjes me Cadiz./Indeksonline/