Koronavirusi: Gjermania kthen prapa 196 mijë persona në kufi!

Policia gjermane i ka refuzuar hyrjet e 196 mijë qytetarëve në hyrjet e saj kufitare.
Këto stastistika janë prezantuar para se sot shteti i fuqishëm evropian të hiqte kontrollet kufitare me fqinjët e saj evropianë.
Shifrat janë prezantuar nga ministri gjerman, Horst Seehofer. Kontrollet kufitare janë kryer nga 6000 policë që nga 16 marsi. Nga këto kontrolle, 122 policë gjermanë janë infektuar me koronavirusi.
196 mijë qytetarët e kthyer mbrapa nga kufiri gjerman kanë qenë për arsye të ndryshme, por të gjithë si të dyshuar me simptoma të koronavirusit./Indeksonline/