15:18 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / V R

Koronavirusi i la pa koncerte, Majk gjen një mënyrë si t’i mbajnë ato

Ky vit ka qenë mjaft pasiv për artistët të cilët viteve të kaluara kanë qenë të stër angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore brenda dhe jashtë vendit, për shkak të pandemisë Covid-19.

Por, ndonëse pa koncerte, të shumtë ishin këngëtarët që nuk u demoralizuan nga kjo duke sjellur projekte të ndryshme muzikore.

Megjithatë, reperi Majk së fundi ka ironizuar në një postim të fundit në InstaStory, duke  thumbuar me çështjen e koncerteve.

Teksa shihen dy persona duke bërë muzikë nga ballkoni, Majk ka shkruar: Se po thonë s’po mujna me mbajt koncerte jashtë.

Ndryshe, rikujtojmë që në vendin tonë po vazhdon të ketë një numër të konsiderueshëm të rasteve me koronavirus, vetëm sot u shënuan 124 raste të reja./Indeksonline/