75 Mall Live Search
14:33 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi i ndau, çifti i njohur ende larg njëri-tjetrit prej gjysmë viti

Courteney Cox ende nuk e ka parë Johnny McDaidin!

Aktorja zbuloi se ajo nuk e ka parë ende fejuarin e saj në më shumë se 200 ditë që kur ai u kthye në Mbretërinë e Bashkuar në muajin mars mes pandemisë.

“Në fillim thash çfarë të bëj me veten time? Unë gatuaj çdo ditë, kam mësuar të gatuaja shumë më shumë, e kam përsosur”, tha ajo për Foy Vance në serinë e podcastit” Vinyl Supper “, transmeton Indeksonline/

“Të dielat janë të ndryshme. Më mungon shumë, megjithëse njerëzit kanë filluar të dalin, kanë qenë në karantinë, por të gjithë janë të sigurt, atyre u pëlqen të vijnë në plazh kështu që unë nuk jam aq e vetmuar”, vazhdoi ajo.

Ajo gjithashtu tha se kishte qenë e shoqëruar nga dy miq gjatë karantinës.

“Unë i kam këta dy miq, ata ishin në karantinë me mua, gjë që është e shkëlqyeshme sepse nëse nuk mund të jem me Johnin, nuk dua të jem vetëm me Coco”, u shpreh aktorja.

Pavarësisht ndarjes së tyre të përkohshme, Courteney ka shprehur vazhdimisht dashurinë për të fejuarin e saj me postime të ëmbla në rrjetet sociale./Indeksonline/