75 Mall Live Search
21:52 / E Mërkurë, 25 Gusht 2021 / OSH

Koronavirusi ia merr jetë edhe një të riut nga Prishtina

Florent Kurtolli nga Prishtina ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.

Lajmin pë vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, teksa arsyeja e vdekjes sipas miqëve të të ndjeri ishte infektimi nga Covid-19.

Familjarët kanë dhënë detaje sa i përket ceremonisë së varrimit, e cila do të mbahet nesër në lagjen Arbëria të kryeqytetit.

Ndryshe, në ditët e fundit në Kosovë, disa të rinj kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Përveç viktimave, e që vetëm sot ishin 14 është rritur edhe numri i rasteve të reja, duke u thyer për çdo ditë rekorde të reja.