75 Mall Live Search
09:31 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi i prish planet e filmit “Mulan” të Disneyt

“Mulan” nuk do t’i godasë kinematë në fund të muajit, siç ishte planfikuar.

Disney njoftoi se për shkak të shpërthimit të koronavirusit, debutimi i filmit më 27 mars është shtyrë.

Studio edhe nuk ka një datë për publikimin e filmit, por është në shikim të datave të tjera, sipas deadlinet.

Njoftimi vjen vetëm disa momente pas prezantimit të premierës së filmit në Londër, ku aktorja Yifei Liu dhe regjisori Niki Caro iu bashkuan kastës së filmit në qilimin e kuq.

“Mulan” kushtoi 200 milionë dollarë dhe pritej të kishte shikim të madh në të gjithë botën, veçanërisht në Kinë. Filmi tregon historinë e Mulan, një luftëtare legjendare nga Kina e lashtë që maskon veten si një burrë, për të zënë vendin e babait të saj të moshuar në ushtri, dhe për të mbrojtur vendin e saj nga pushtuesit. 

Filmi ka një kast ndërkombëtar të udhëhequr nga Yifei Liu.

Kohët e fundit, u njoftua se The New Mutants dhe Antlers do të shtyhen./Indeksonline/

Image result for mulan disney