18:42 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi ia prishi planet, Capital T paralajmëron shumë muzikë

Pandemia globale Covid-19 përveç mbyllje në shtëpi për më shumë se dy muaj, ka ndikuar që shumë kujt të ia prish planet qofshin ato të punë apo pushimeve.

Njëjtë si duket ka ndodhur edhe me reperin, Capital T i cili në një postim në Instagram tregoi se po bashkë ndjen me të gjithë që janë në këtë situatë.

Por, kjo nuk ka ndikuar qe Trimi të lë anash punën për projekte të reja muzikore, e si duket janë të shumta këngë që ai do sjell.

“A ju kanë prishur planet tuaja këtë vit, të miat gjithashtu.  Por, besoj se bëra disa gjëra më të mira dhe jam gati ta ‘shkatërroj’ vitin 2020”, ka shkruar reperi.

Ndërkohë, rikujtojmë që vetëm pa ditë më parë ai ka sjellur këngën “Flawless”./Indeksonline/