Koronavirusi:Këshilli Gjyqësor paralajmëron masa, thërret mbledhje të jashtëzakonshme

Lidhur me situatën aktuale për shkak të virusit korona, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë sot mbledhje të jashtëzakonshme.
Ky është njoftimi i KGJK-së:
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), mban sot mbledhje të jashtëzakonshme me anëtarët e tij për të diskutuar “Masat e gjyqësorit lidhur me situatën aktuale – Pandemia Corona Virus (COVID-19)”.
Mbledhja do të mbahet sot, më 12 mars 2020, e enjte, duke filluar nga ora 13:30. Me mirëkuptim nga mediat, kërkojmë që të mos jenë të pranishme në këtë takim për shkaqe sigurie.