09:10 / E Martë, 25 Shkurt 2020

Koronavirusi: Kontrolle edhe në portin e Vlorës, 217 pasagjerë të ardhur nga Italia

Kontrolle të shtuara ka pasur edhe në portin e Vlorës në kuadër të masave ndaj koronavisusit dhe situatës, në Itali.

Asnjë rast i dyshuar deri tani, ndërsa të gjithë pasagjerët janë kontrolluar sipas procedurave përkatëse.

Pyetur për kontrollet në portin e Vlorës, por edhe për situatën në Itali pranohet se ka pasur kontrolle që nga matja e temperaturës apo plotësimi i një formulari, ndërsa tregojnë edhe për situatën në Itali.

Midis të mbërriturve me tragetin nga Brindisi kanë qenë dhe shumë italianë, të cilët e cilësojnë situatën shqetësuese në shtetin fqinj, kryesisht në veri, ndërsa qytetarët në Itali janë duke zbrazur supermarketet ndoshta edhe nga frika e krijuar, kurse në jugun e Italisë situata është shumë herë më e qetë.

217 pasagjerë kanë mbërritur këtë mëngjes nga Italia në portin e Vlorës

Mos i humb