Koronavirusi, mbyll pas 100 vjetësh kufijtë midis këtyre 2 shteteve

Koronavirusi ka goditur edhe kontinentin e Australisë. Kjo ka bërë që pas 100 viteve të vendoset mbyllja e kufijve mes dy shteteve që ndodhen në këtë kontinent, Victoria dhe Uellsi i ri Jugor.
Hera e fundit që ishin mbyllur kufijt mes këtyre dy shteteve ka qenë në vitin 1919 gjatë pandemisë së gripit spanjoll.
Numri i të prekurve me koronavirus në këto dy shtete është dyfishuar, gjë që ka shtyer shtetin e Victorias të mbyll kufijtë me të gjitha shtetet e tjera.
E gjithë Australia ka regjistruar deri më tani nën 85,000 raste të infeksionit./Indeksonline/