17:27 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi/Mjekët e Podujevës në pikën kufitare në Merdare

Pas shpalljes së gjendjes emergjente për përhapjen e koronavirusit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe në bazë të rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, drejtoria e Shëndetësisë dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë kanë dërguar ekipin mjekësor në pikën kufitare në Merdar.


Ekipi mjekësor do të jetë në shërbim 24 orë për identifikimin dhe kontrollimin e udhëtarëve që kalojnë në këtë pikë kufitare dhe të cilët mund të kenë simptomat e infektimit nga koronavirusi COVID-19.

Sot, ekipin mjekësore të vendosur në këtë pikë kufitare e ka vizituar drejtori i shëndetësisë, Zaim Thaçi me bashkëpunëtorë.