75 Mall Live Search
18:22 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi mund të jetojë në disa sipërfaqe deri në tri ditë

Një studim i ri ka gjetur, se koronavirusi mund të jetojë në disa sipërfaqe,si në plastikë  dhe   në  çelikun inox, deri në tre ditë.

Një raporti i botuar nga shkencëtarët e qeverisë amerikane të Mërkurën, gjithashtu tregoi se virusi mund të mbijetonte në ajër për disa orë.

Sidoqoftë, të dhënat  nuk  vërtetojnë se dikush ka marrë virusin në këtë mënyrë, vetëm teorikisht mund të  jetë i mundur, sipas studiuesve.

Studiuesit gjetën poashtu, se Covid-19 është  i qëndrueshëm për periudha të gjata, pasi përdorën pajisje për të spërkatur shumë imët mostrat e virusit në ajër  dhe  erdhën në përfundim se: është personi i infektuar ai  që përhap virusin përmes ajrit, kollitjës ose teshtitjës

Covid-19 u tregua gjithashtu se ishte i qëndrueshëm deri në katër orë në bakër kurse, deri në 24 orë në karton dhe poashtu  deri në dy  apo  tre ditë në plastikë dhe çelikun inox. /IndeksOnline/