Koronavirusi mund të mbijetojë deri në 9 orë, në lëkurën e njeriut

Koronavirusi i ri mund të mbijetojë deri në disa orë në lëkurën e njeriut, thotë një studim i ri.
Në eksperimentet laboratorike, studiuesit testuan lëkurën e kufomës, ata zbuluan se virusi mbijeton për nëntë orë, katër herë më shumë sesa mund të jetojë virusi i gripit A, shkruan “Daily Mail”, transmeton Indeksonline.
Ekipi, nga Universiteti i Mjekësisë Prefekturore i Kiotos, në Japoni, thotë se informacioni në lidhje me kohën e mbijetesës së virusit në lëkurë mund të ndihmojë në zhvillimin e mënyrave për të parandaluar transmetimin përmes kontaktit dhe tregon se sa e rëndësishme është larja e duarve./Indeksonline