75 Mall Live Search
18:27 / E Enjte, 07 Maj 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi mund të përhapet përmes seksit: Studimi gjen se virusi është i pranishëm te sperma e meshkujve të shëruar!

Koronavirusi mund të përhapet përmes seksit, dhe tani ekspertët kanë frikë pasi zbuluan infeksionin në spermën e meshkujve që shërohen nga kjo sëmundje.

Studiuesit në Kinë analizuan 38 mostra të spermës nga 38 meshkuj që testuan pozitivisht për Covid-19. Disa ishin shëruar ndërsa disa të tjerë akoma ishin të infektuar.

Kështu një në gjashtë meshkuj, kishin gjurmë të koronavirusit në spermën e tyre, përfshirë ata që janë shëruar.

Ekspertët kryesorë të sëmundjes infektive pranuan se gjetjet nuk ishin befasuese sepse viruset si Zika dhe Ebola janë të pranishëm në mostrat e spermës.

Studimi kinez nuk vërtetoi që virusi mund të transmetohej përmes seksit – vetëm sugjeroi se ishte i mundur.

Studimi u bë në Spitalin Komunal Shangqiu, e vetmja qendër e caktuar për trajtimin e COVID-19 në Shangqiu, provinca Henan.

Ajo që ishte “veçanërisht e dukshme” për shkencëtarët, ishte që 8.7 përqind e atyre që ishin rikuperuar kishin gjurmë në spermën e tyre.  

Autorët e gazetës, të udhëhequr nga Dr Diangeng Li shkruan se nëse mund të vërtetohet se SARS-CoV-2 mund të transmetohet seksualisht, kjo mund të jetë një pjesë kritike e parandalimit të transmetimit, veçanërisht duke marrë parasysh faktin se SARS-CoV-2 është zbuluar në spermën e pacientëve që shërohen./Indeksonline/