17:57 / E Diele, 28 Qershor 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi në botë: 10 milionë raste, afro gjysmë milion vdekje

10 milonë njerëz në gjithë botën tashmë janë diagnostifikuar me Covid-19. Më shumë se katër milionë raste janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që pasohet nga Europa me 2,6 milionë raste të konfirmuara.

Pothuajse gjysmë milioni njerëz kanë vdekur në botë që prej kur koronavirusi u identifikua për herë të parë në Kinë gjashtë muaj më parë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se niveli global i infeksioneve është përshpejtuar që nga mesi i muajit maj dhe tani po rritet veçanërisht në Brazil, Meksikë dhe Kili.

Shifra shumë shqetësuese të Covid-19 ka edhe në Afrikë dhe Azinë e Jugut me Indinë që deri tani ka regjistruar më shumë se gjysmë milion raste.