07:21 / E Hënë, 18 Janar 2021 / Ensar Ramadani

Koronavirusi në Kosovë: 6,894 raste aktive; 45,002 të shëruar dhe 1,368 viktima

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 6,894 nga 53,264 raste të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë.

45,002 pacientë kanë fituar betejën me koronavirusin, ndërsa 1,368 viktima janë shënuar që nga fillimi.

Të hospitalizuar janë më shumë se 700 pacientë, mbi 20 nga ta në ventilator.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 353 raste të reja, derisa janë shëruar 297 persona.

Ky është njoftimi i fundit nga IKSHPK:

‘’ 279 TË SHËRUAR DHE 353 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.642 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 353 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 55.851 raste nga 208.583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.410 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 279 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.269 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.172.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 97 raste, Prizren 54 raste, Gjilan 28 raste, Pejë 27 raste, Mitrovicë 21 raste, Ferizaj 17 raste, Lipjan 15 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Klinë 12 raste, Podujevë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Malishevë 7 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 5 raste, Vushtrri 5 raste, Kamenicë 4 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Suharekë 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!’’