Koronavirusi në Kosovë, sa janë të rrezikuar punonjësit shëndetësor, si po reagojnë pacientët kur e kuptojnë që janë të infektuar

Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor, Fitim Havolli ka folur për indeksOnline, ku ka treguar se si po arrijnë të menaxhojnë situatën gjatë kohës së pandemisë me covid-19.
Havolli ka treguar që sipas fjalëve të ekspertëve dhe të epidemologëve Kosova ka arritur “pikun” me covid-19 dhe ka treguar që këtë javë pritet të dalin rastet që deri më tani janë prekur nga ky virus.
Kurse sa i përket rrezikut me të cilën përballen mjekët dhe infermierët, Havolli ka treguar që falë masave mbrojtëse dhe protokolleve, kanë arritur të menaxhojnë situatën mjaftë mirë.
Infermieri kosovar, ka thënë që ata nuk po hasin problem gjatë ushtrimit të profesionit.
“Probleme në ushtrimin e profesionit nuk kemi, tu e marrë parasysh përvojën tonë të gjatë, protokollit, masave dhe stafit mbështetës”, ka thënë ai.
Fitim Havolli në këtë intervistë ka treguar folur edhe me rrezikun me të cilin përballet familja e tij, nga ky virus.
“Tu e marr parasysh që ne punojmë në një vend që është shumë i ekspozuar dhe në indirekt kontakt me covid-19, normal që bartë një risk të rrezikut mirëpo tu ju falenderu masave dhe përvojave fatmirësisht ne dhe familja jemi mirë”.
Përveq tjerash ai ka treguar edhe reagimin e pacientëve kur atyre ju kumtohet lajmi që janë të prekur me koronavirus.
“Kur të del rezultati pozitiv është e rëndë që të kumtohet edhe nga mjekët e infermierët mirëpo tu ju falenderu metodave të komunikimit social dhe afërsinë që e kemi me pacientët i përgadisim mëherët që edhe nëse del rezultati pozitiv të pranojnë më lehtë lajmin”.
Kurse për pacientët që nuk janë në gjendje të rëndë ai ka treguar se si e kalojnë kohën.
“Nuk është e lehtë të jesh i izoluar në këtë kohë, përderisa ata e kanë shëndetin mirë por realisht ata e kanë rezultatin për covid-19 pozitiv, ata duhet të qëndrojnë deri sa të negativizohen, duke e marrë parasysh këtë dikush nga ta lexon dikush komunikon me njëri-tjetrin dhe kështu edhe me ne duke biseduar disi ja dalin të menaxhojnë këtë kohë të rëndë, duke e marrë parasysh edhe stresin që e kanë dhe sëmundjen”, ka përfunduar Havolli./IndeksOnline/.