Koronavirusi në Kosovë, Zemaj po bën testime trefish më shumë se Vitia

Numri i personave të prekur me koronavirusin në Kosovë është rritur ditëve të fundit. Por, bashkë me të prekurit me ardhjen e Zemajt në krye të ministrisë janë rritur edhe testimet e personave të dyshuar me koronavirusin.
Për 26 ditë, ministria e udhëhequr nga Zemaj ka bërë testimin e 7.984 personave. Shifra shumë më të ulëta kishte ministri i kaluar, Arben Vitia. Nën menaxhimin e Vitisë, për 91 ditë janë kryer vetëm 15 mijë e 586 teste.
Në bazë të mesatares së testimeve të kryera, nga krijimi i Qeverisë së re janë bërë afro trefish më shumë testime.
Shifrat vërtetojnë teorinë e presidentit amerikan, Donald Trump.
“Sa më shumë teste, aq më shumë të prekur, sa më pak teste, ulet numri i të infektuarve”, kishte thënë Trump me ironi pak ditë më parë./Indeksonline/