11:40 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 12 numri i personave të prekur

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në Shqipëri janë dy raste të reja të prekura me koroanvirusin.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, konfirmoi se numri i personave të prekur ka shkuar në 12 persona, dy raste të reja gjatë 24- orëve.

“Një nga personat e prekur kishte lidhje me pacientin “zero” dhe një 78-vjeçar nga Lushnja ishte kthyer së fundmi nga Bergamo. Të dyja rastet janë në vetëizolim dhe ndodhen në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Gjatë 24- orëve janë kryer 45 testime dhe vetëm 2 kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin”, tha Rakacolli.