Koronavirusi, njoftim për shqiptarët që jetojnë në Gjermani

Për shkak të rrezikut të përhapjes së COVID-19 Ambasada e Republikës së Kosovës, në Berlin, dhe konsullatat e përgjithshme e Kosovës në München, Stuttgart, Frankfurt, Düsseldorf, Hamburg dhe Kopenhagen nuk ofrojnë shërbime konsullore më 13- 27 mars.
Ambasada dhe konsullatat e RKS lusin qytetarët që kanë nevojë për shërbime konsullore të respektojnë vendimin në fjalë.
Për raste emergjente (humbje dokumenti, fatkeqësi etj.) mund të kontaktoni në numrat emergjentë të konsullatave.