18:35 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi, paralajmërimi i Apple për përdoruesit e iPhone

Në një intervistë ekskluzive, Bloomberg zbuloi se Apple ka paralajmëruar stafin e dyqaneve fizike për mungesë iPhone. Impakti pritet të ndihet nga të gjithë në javët në vijim.

Apple ka nisur punën me iPhone më emocionues ndër vite, por kompania ka pasur një fillim të vështirë të 2020.

Pasi paralajmëroi investitorët për rënien e shitjeve në 6 muajt e parë të 2020, kompania ka dërguar një tjetër paralajmërim kësaj here për miliona përdorues.

Në një intervistë ekskluzive, Bloomberg zbuloi se Apple ka paralajmëruar stafin e dyqaneve fizike për mungesë iPhone. Impakti pritet të ndihet nga të gjithë në javët në vijim.

Së fundi kompania i tha stafit teknik në dyqane se zëvendësimi i iPhone të dëmtuar do të jetë i pamundur për 2-4 javët e ardhshme. Disa dyqane kanë mungesë pjesësh individuale.

Apple nuk detajoi se çfarë pjesësh mungojnë, por që prej muajit Shkurt ka dërguar paralajmërime të njëpasnjëshme rreth impaktit që koronavirusi do të kishte në furnizimin global me iPhone.

Edhe pse e justifikuar, situata e krijuar pranë Apple hedh dyshime mbi mundësitë e kompanisë për të prezantuar këtë muaj një iPhone 9 buxhetore të premtuar.

Madje ka pasur raportime si ai i Nikkei që vetë lançimi i iPhone 12 mund të shtyhet për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

iPhone 12 shihet si një hap i madh përpara me përmirësime në sistemin e kamerave, frekuencën e ekraneve, çipin Apple A4 dhe 5G. Gjithashtu është përfolur për rikthimin e Touch ID nën ekran krahas Face ID.