10:28 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi po bën “kërdinë”, stadiumi me 78 mijë vende shndërrohet në spital

Një nga stadiumet më të famshme në botë, “Maracana”, është shndërruar në spital që do të strehojë pacientët e infektuar me koronavirus.

Ky stadium prej 78 mijë ulëse është shtëpia e Flamengos, dhe është vetëm një nga stadiumet në Brazil që është shndërruar në spital, duke u pajisur me shtretër.

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe në shumë qytete tjera, me klubet si Corinthians, Santos, Sao Paulo.

Kujtojmë që edhe në Europë ka stadium që janë shndërruar në spital, bëhet fjalë për atë të Zagrebit në Kroaci. /IndeksOnline/