75 Mall Live Search
10:21 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi: Prizreni – 30 mijë euro tender për reagensa

Komuna e Prizrenit, ka hapur tender për furnizimin e laboratorit me reagensa për nevoja të Qendrës Kryesore e Mjekësisë Familjare.

Siç duket edhe Komuna e Prizrenit ka marrë masa për të luftuar koronavirusin, shkruan IndeksOnline.

Reagensat në laborator janë fundamentalë që të funksionojë një laborator, sepse në bazë të reagjensit gjendet analiza.

Për këtë ata do të shpenzojnë 30 mijë euro për t’u pajisur me reagensa për laborator.

Afati i fundit për pranim të tenderëve është deri më 31 mars në orë 14:00./IndeksOnline/