19:01 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi/ Reperi i famshëm lirohet nga burgu katër muaj më herët

Tekashi 6ix9ine është liruar nga burgu  si pjesë e një përpjekje mbarëkombëtare në Amerikë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në burgjet e SHBA-se.

Një gjykatës konfirmoi se reperin, emri i vërtetë i të cilit është Daniel Hernandez, nuk ka virus, por konsiderohet me rrezik të lartë për shkak të astmës së tij dhe trajtimit të mëparshëm spitalor për bronkitin, transmeton Indeksonline.

Sipas ekipit juridik të 6ix9ine, ai do të përfundojë katër muajt e mbetur të dënimit të tij dy vjeçar nën arrest shtëpiak, të veshur me një monitor GPS të kyçit të këmbës.

Vitin e kaluar, 23-vjeçari u pranua fajtor për një seri të grabitjeve dhe të shtënave në bandë.

Gjykatësi Paul Engelmayer tha se Daniel Hernandez “nuk do të paraqesë më një rrezik domethënës për komunitetin”./Indeksonline/