75 Mall Live Search
22:34 / E Shtunë, 08 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi- Sfida e parë e ministrit të VV-së

Ministrit të Shëndetësisë që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitisë, sonte i duhet të qëndrojë në gjendje gatishmërie. Kjo për arsye se në Kosovë, dyshohet se është gjetur rasti i parë i një personi me coronavirus.

Vitia mbajti konferencë të jashtëzakonshme para Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe deklaroi se personi në fjalë, i takon gjinisë femërore dhe është shtetase e Britanisë së Madhe.

Ai njoftoi se QKUK është në gjendje gatishmërie çdo moment dhe se ky institucion, tashmë është pajijsur me mjetet e nevojshme për trajtimin e virusit që tashmë ka shkaktuar edhe viktima në botë.

Gjithashtu, ministri Vitia deklaroi se pacientës i janë bërë analizat dhe rezultati pritet të jetë publik gjatë mesnatës