75 Mall Live Search
10:05 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / A. M.

Koronavirusi/ Shkon në mbi 2 milionë numri i viktimave në botë

Mbi dy milionë njerëz kanë humbur jetën në botë nga Covid që nga fillimi i pandemisë, ndërsa numri i personave të infektuar ka shkuar në mbi 93 milionë. Këto shifra bëhen të ditura nga Universiteti Johns Hopkins.

Një milion vdekje u kapërcyen në shtator, ndërsa në më pak se tre muaj e gjysmë, janë regjistruar një milion vdekje të tjera nga virusi.

Në të njëjtën periudhë, u regjistruan rreth 60 milion infeksione.

Momentalisht, shqetësues janë variantet e reja të COVID, ai i zbuluar në Britani, në Afrikën e Jugut dhe në Brazil.

Sipas shkencëtarëve, këto variante janë më infektivë, duke bërë që numri i infeksioneve të reja të rritet ndjeshëm.

Megjithatë, nuk është raportuar që këto variante të COVID të sjellin një gjendje më të rëndë të sëmundjes.