18:24 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi shpallet pandemi globale nga OBSH

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se coronavirusi ka arritur shkallën që mund të përshkruhet si pandemi globale, pasi ka infektuar 118 mijë persona në 114 vende të botës, ndërsa 4,291 kanë humbur jetën.

“Kemi bërë vlerësimin që COVID-19 mund të karakterizohet si një pandemi”, ka shkruar Ghebreyesus në Twitter.

“Do ta ‘luftojmë’ së bashku, do të bëjmë gjërat e duhura, dhe me qetësi do t’i mbrojmë qytetarët e botës”, ka shtuar ai.