Koronavirusi, si të siguroheni që lidhja juaj t’i mbijetojë izolimit?
Këshillat për ruajtjen e marrëdhënieve të mira me fëmijët dhe partnerët.
Shumë njerëz tani po punojnë nga shtëpia me kohë të plotë ose
kujdesen për fëmijët e tyre për shkak të mbylljes së shkollës, domethënë ne të
gjithë po kalojmë më shumë kohë në shtëpi.
Pavarësisht nëse një çift është duke punuar nga shtëpia, një
familje me fëmijë që duhet të argëtohen ose familjarë të shtëpive të cilët po e
kanë të vështirë jetesën të mbyllur, ende nuk dihet se sa mund të zgjasin këto
masa.
Ndërsa nuk dihet ende, avokatët e divorcit kanë parashikuar
tashmë një rritje të ndarjeve këtë vit për shkak të izolimit.
Është e rëndësishme për ta mbajtur marrëdhënien tuaj të
qëndrueshme gjatë gjithë kohës. Ky ankth i shtuar mund të krijojë reagime të forta
negative emocionale, zemërimi ose zhgënjimi.
Kur i provoni këto emocione, provoni dhe qëndroni të
kujdesshëm ndaj përgjigjeve tuaja.
Mundohuni të vendosni në pritje argumente të mëdha. Edhe pse është normale të presësh
një tension gjatë kësaj situate në vazhdim, nuk duhet ta përdorësh atë si një
shans për të larguar të gjitha çështjet e marrëdhënies tuaj të vazhdueshme.
Bisedat e mëdha dhe të vështira mund të duhet të mbahen në pritje ndërsa merreni me situatën aktuale.