Koronavirusi “vlon” në Veri të Mitrovicës, qindra serbë presin në radhë të gjata, distanca zero

Serbët në Mitrovicë të Veriut vazhdojnë të injorojnë masat e marra nga shteti i Kosovës dhe udhëzimet e Institutit të Shëndetit Publik.
Në paraditën e sotme në Lagjen e Boshnjakëve në Veri janë krijuar tollovi të mëdha. Qindra qytetarë kanë krijuar tollovi në pritje të parave të shtetit nga Pakoja Emergjente.

Distanca shihet se është tërësisht e papërfillshme, ndërsa shumica nga ta nuk mbajnë as maska.
Pavarësisht shkeljes direkte të masave, Policia në Veri nuk ka reaguar fare karshi kësaj situate./Indeksonline/