19:31 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Koronovirusi/Sfilata në Milano, “fashion week” me dyer të mbyllura

Tre brand italiane të modës i mbyllin dyert sfilatave të tyre në Milano Fashion Week.

Koronavisur ka trembur dhe Milano Fashio Week që prej disa ditësh po zhvillohet në qytetin e Milanos.

Firmat italiane të modës Armani, Laura Biagiotti e Moncler kanë vendosur t’i zhvillojnë sfliatat e tyre me dyre të mbyllura.

Sfilata e Giorgio Armanit u mbajt pasditen e  23 shkurtit me dyer të mbyllura e u transmetua në live streaming.

“Është një masë parandalues për të garantuar  shëndetin publik” komunikon brandi.

Po ashtu dhe brandi tjetër italian Laura Biagiotti ka zhvilluar sfilatën e saj me dyer të mbyllura e i publikuar live në portalin e Dhomës Italiane të Modës si dhe në profilet zyrtare në rrjetet sociale

Po ashtu Moncler ka anulluar inaugurimin e linjës së saj Moncler Genius 2020 që do të promovohej në Milano Fashio Week.