Korrektesia e kandidatit të PDK-së, e uron Qemajl Aliun për fitoren

Dr. Përparim Ramusa ka uruar Qemajl Aliun për fitoren në Shtime.
“Së pari, faleminderit 5400 votuesve që më besuan, brenda dhe jashtë PDK-së, si dhe votuesve të diasporës për mbështetjen e tyre të çmuar.”.
Reagimi i plote:
Të respektuar qytetarë të Komunës së Shtimes!
Zgjedhjet e 12 tetorit shënuan një moment tjetër për komunën tonë. Rezultatet tashmë janë pothuajse finale!
Së pari, faleminderit 5400 votuesve që më besuan, brenda dhe jashtë PDK-së, si dhe votuesve të diasporës për mbështetjen e tyre të çmuar.
Një falënderim i veçantë shkon për secilin kandidat për kuvend komunal si dhe për strukturat e Partisë Demokratike në Shtime, për përkushtimin dhe punën e pamohueshme gjatë gjithë fushatës.
Urime kryetarit të zgjedhur Qemajl Aliu për fitoren e këtyre zgjedhjeve.
I uroj suksese.
Do të vazhdoj të jem i përkushtuar dhe i angazhuar në shërbim të komunitetit, duke punuar çdo ditë për të mirën e përgjithshme të qytetarëve të Komunës së Shtimes.
Faleminderit që jeni pjesë e këtij rrugëtimi!