09:41 / E Shtunë, 04 Korrik 2020 / indeksADMonline

Korridor nderi Liverpoolit për titullin, por shikoni gjestin e lojtarit të City-t që po bën xhiron në internet

Liverpooli ia doli të shpallet kampion në Premier Ligë, diçka që në këtë klub mungonte prej 30 vitesh. Pikërisht ditën e djeshme ekipi i Klopp përballej me Manchster Cityn e vendit të dytë, që triumfoi me rezultatin 4-0.

Para fillimit të ndeshjes lojtarët dhe stafi teknik i City-t bënë një korridor nderi për Liverpoolin për atë që ata arritën këtë sezon.

Megjithatë vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi Bernardo Silva.

Ky i fundit është kapur nga kamerat, teksa nuk i duartrokiste lojtarët e Liverpoolit, ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës. Kaq ka mjaftuar që gjesti i lojtarit të nisë të bëjë xhiron në rrjetet sociale, ku njerëz të shumtë e kanë shpërndarë.