75 Mall Live Search
20:21 / E Premte, 06 Gusht 2021 / OSH

Korriku i 2021-ës me më së paku viktima në trafik

Gjatë muajit korrik, në rrugët e Republikës së Kosovës kanë humbur jetën nëntë persona prej aksidenteve të trafikut.

Sipas policisë, nga viktimat njëri ishte shofer, dy motoçiklistë, pesë pasagjerë dhe një këmbësor.

Po ashtu, sipas PK-së, korriku i 2021-së është muaji më së paku aksidente me persona të vdekur. 

Pra, bëhet fjalë vetëm statistika për muajt korrik ndër vite, pasi korriku zakonisht është muaji me më shumë aksidente si shkak edhe i numrit shumë më të madh të veturave në rrugë, kur edhe ardhja e bashkatdhetarëve është me e madhe.

“Policia e Kosovës ka shtuar aktivitete për të rritur sigurinë në trafik, ka hartuar e zbatuar plane operative, ka përdorur të gjitha resurset përfshirë kontrollin e trafikut edhe me vetura me targa civile dhe nga qielli me dron. Ka shtuar bashkëpunimin me qytetarë e media, falë dëshmive të këtyre, policia ka shqiptuara qindra gjoba për ata që me veprimet e tyre në trafik kanë rrezikuar jetën e vet dhe të qytetarëve. Policia ka realizuar fushata vetedijesuese dhe shpërndare fletëpalosje me porosi të qarta për pjesëmarrësit në trafik, me një qëllim të vetëm shtimin e sigurisë në trafik.

Bazuar në statistikat e aksidenteve nga viti 2002 deri 2021, rezulton se ky korriku (korriku i 2021-tës) është korriku me më së paku aksidente me persona të vdekur”.