Korriku me 9 viktima në trafik, më së shumti e pësuan pasagjerët

Gjatë muajit korrik, në rrugët e Republikës së Kosovës kanë humbur jetën nëntë persona prej aksidenteve të trafikut.
Sipas policisë, nga viktimat njëri ishte shofer, dy motoçiklistë, pesë pasagjerë dhe një këmbësor.
Policia u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të kenë kujdes.
Sipas tyre, aksidentet nuk ndodhin, por ato shkaktohen.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur 124 aksidente trafiku prej të cilave 29 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 95 të tjera me dëme materiale.
Ndërsa ndaj gjithë pjesëmarrësve në trafik, që kanë thyer rregullat e komunikacionit, policia ka gjobitur 1 653 persona./IndeksOnline/