Korrupsion në sektorin e energjisë në Ukrainë
Byroja Kombëtare Antikorrupsion e Ukrainës ka nisur një hetim të gjerë në sektorin e energjisë, duke zbuluar pagesa të paligjshme në transaksione që përfshijnë kompaninë shtetërore bërthamore Energoatom.
“Si rezultat i punës së kryer, u sekuestruan mijëra orë regjistrime audio, të cilat janë prova të aktivitetit të një organizate kriminale të nivelit të lartë, që vepron në sektorët e energjisë dhe mbrojtjes”, tha Oleksandr Abakumov, Byroja Antikorrupsion, Ukrainë.
Sipas hetuesve, disa zyrtarë janë pjesë e këtij grupi kriminal.
“Midis anëtarëve të identifikuar të organizatës kriminale janë një ish-këshilltar i Ministrit të Energjisë, drejtori ekzekutiv për mbrojtjen fizike dhe sigurinë e shoqërisë aksionere, kompania Energoatom, një biznesmen i njohur dhe katër individë të tjerë”.
Ata dyshohen se kërkonin ryshfete prej 10 deri në 15% nga kompanitë partnere, për të mos bllokuar pagesat apo për të ruajtur statusin e furnitorëve.
As Ministria e Energjisë dhe as Energoatom nuk kanë komentuar mbi akuzat.
Ky hetim vjen pas rikthimit të pavarësisë së agjencive antikorrupsion në korrik, pas presionit të madh publik dhe ndërkombëtar.
Lufta kundër korrupsionit mbetet një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian.

