75 Mall Live Search
15:08 / E Martë, 04 Nëntor 2025 / S Z

Kos thotë se BE-ja do t’i heqë masat ndaj Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka deklaruar se masat ndëshkuese ndaj Kosovës do të hiqen sa më shpejt të jetë e mundur.

“Do t’i heqim masat sa më shpejtë që të jetë e mundur, në veçanti tani pasi që zgjedhjet lokale shkuan mirë”, ka deklaruar ajo.

Që nga qershori i vitit 2023, Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës, duke akuzuar Qeverinë për rolin e saj në nxitjen e tensioneve etnike në veri të vendit.

Pas gati dy vitesh, këto masa po largohen gradualisht, kurse dëmi ekonomik deri tani llogaritet në qindra miliona euro.

Liderët politikë të Kosovës kanë kërkuar vazhdimisht heqjen e tyre, duke i konsideruar të padrejta./Dukagjini/