Kosnett deklarohet pas takimit me Kurtin: E urova për fitore, të punoni shpejt për krijimin e Qeverisë së re

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar në Twitter pas takimit që kishte në mëngjesin e sotëm më Albin Kurtin.
Kosnetti ka uruar Kurtin dhe Vetëvendosjen për fitoren në zgjedhjet e të dielës, ndërsa inkuarjon për formimin e shpejt të Qeverisë.
“I kënaqur që takova Albin Kurtin dhe përgëzova për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje. Ne i nxisim partitë të punojnë shpejt për krijimin e Qeverisë dhe Kuvendit për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve dhe për t’i adresuar të gjitha sfidat”, shkruan Kosnetti në Twitter./Indeksonline/
