15:19 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kosnetti e takon Vjosa Osmanin, në kohën kur po takohen grupet punuese të LDK-së e VV-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, është duke zhvilluar një takim me Vjosa Osmanin. Takimi po mbahet në zyrat e LDK-së.

Kosnett-Osmani po bisedojnë në të njëjtën kohë kur janë takuar edhe grupet punuese të dy partive, Vetëvendosjes e LDK-së.

Nuk dihet ende se cila është arsyeja e takimit midis ambasadorit dhe kandidates për kryeministre nga LDK-ja./Indeksonline/