16:30 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kosnett fton Kurtin dhe Osmanin në shënimin e 244 vjetorit të krijimit të marinës amerikane

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si dhe nënkryetarja e LDK-së njëherësh kandidate për kryeministre nga kjo parti për zgjedhjet e 6 tetorit, Vjosa Osmani ishin të ftuar në shënimin e 244 vjetorit të krijimit të trupës së marinsave amerikanë.

Me ftesë të ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett dyshja ishin të pranishëm në këtë shënim.

“Një mbrëmje e këndshme për mua e Ritën, të mirëpritur nga Ambasada e ShBA-së me rastin e përvjetorit të 244-të të krijimit të trupës ushtarake të marinsave.Me ShBA-të do të bashkëpunojmë që të kemi edhe ne trupat tona ushtarake të specializuara, që do të nderojnë kombin dhe aleatët tanë, sa herë ta kërkojë nevoja.” shkroi Kurti, transmeton Indeksonline.

Në fotografinë e publikuar nga Kurti vërehet se askush tjetër nga skena politik e Kosovës nuk ishin ulur përkrah tyre në këtë tavolinë.

Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje arriti të dalë partia e parë në zgjedhjet e zhvilluara me 6 tetor, e përcjellur nga LDK-ja.

Të dy partitë janë pretendentët kryesore për formimin e qeverise, derisa janë duke zhvilluar edhe disa takime në nivel të ekspertëve dhe në nivel politik që të arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje./Indeksonline/