Kosnett: Gratë e Kosovës për paqe
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett së bashku me zëvendës shefen e misionit, Colleen Hyland mbajtën takime me gratë e Kosovës.
Hyland prezantoi “Wave Goodbye to Dinosaurs” që flet për rolin e femrave në bisedimet paqësore të Irlandës Veriore.
Ambasadori amerikan për këtë takim postoi disa fotografi në Twitter.
“Zëvendës shefja e misionit, Colleen Hyland , shfaqi “Wave Goodbye to Dinosaurs” për rolin e femrave në bisedime të paqe në Irlandë të Veriut. Shumë diskutime për të ndjekur rolin e #GratëeKosovësPërPaqe”, shkroi ai në postimin e tij./Indeksonline/


