17:37 / E Hënë, 08 Mars 2021 / AR

Kosnett: Gratë udhëheqëse janë thelbësore në suksesin e Kosovës

Për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett tha se gratë udhëheqëse kanë qenë gjithmonë thelbësore për suksesin e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Ai u shpreh se këtë e kanë dëshmuar edhe votuesit.

Megjithëse shpesh të pakredituara, gratë udhëheqëse kanë qenë gjithmonë thelbësore për suksesin e Kosovës. Votuesit e inkurajuar e pranuan me shumicë dërrmuese këtë, duke siguruar që më shumë gra se kurrë do të kenë role kryesore publike në ndërtimin e të ardhmes së # Kosovës. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas! # IWD2021”, ka shkruar ai.