75 Mall Live Search
15:18 / E Shtunë, 06 Prill 2019 / indeksADMonline

Kosnett ka një porosi për Qeverinë e Kosovës, kërkon të zbatohet një strategji

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip Kosnett, ka nxitur Qeverinë e Kosovës të zbatojë Strategjinë Kombëtare për të Drejtat në Pronë.

Kosnett në Twitter, thotë se drejtësia është baza për prosperitet dhe të drejta të barabarta edhe për gratë.

“Nxis Qeverinë e Kosovës që të zbatojë Strategjinë Kombëtare për të Drejtat e Pronës. Drejtësia është baza për prosperitet dhe të drejtat e barabarta për gratë janë thelbësore për drejtësinë. Zbatimi i kësaj strategjie i takon Qeverisë dhe të gjithë qytetarët e Kosovës do të përfitojnë”, shkruan Kosnett.