Kosnett ka një thirrje për liderët e Kosovës
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se integrimi euroatlantik i Kosovës varet nga ndëshkimi i dhunës ndaj grave.
Kosnett ka shkruar në Twitter se nëse Kosova ratifikon konventën për mbrojtjen e grave nga dhuna, atëherë ky do të jetë një matës i mirë se sa dëshiron lidershipi i vendit që Kosova të avancojë në integrimin euroatlantik.
“Kërkoj nga Kosova të ratifikojë Konventën e Stambollit për evitimin e dhunës ndaj grave. Nëse Kosova mund të marrë këtë hap, liderët dërgojnë mesazh të qartë se jeni të gatshmë për integrimin euroatlantik”, ka shkruar Konsett.
Ndryshe, ambasadori Kosnett, vazhdimisht ka apeluar për avancimin e grave dhe ndërshkimin e dhunës ndaj tyre.