Kosnett kujton vrasjen e 14 fermerëve serb në Lipjan, kërkon drejtësi për të gjithe viktimat e luftës
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett përmes një shkrimi postuar në Tëitter ka kujtuar vrasjen e 14 fermerëve serb 20 vite më parë në Komunën e Lipjanit, duke thënë se të gjitha viktimat e të gjitha etnive meritojnë drejtësi, përcjellë Indeksonline.
“Sot bëhen 20 vjet që nga vrasja e 14 fermerëve serbë në Graçkën e Vjetër. Viktimat e të gjitha etnive dhe familjet e tyre të mërzitura, meritojnë drejtësi”, ka shkruar Kosnett.
Në një fshat 20 kilometra larg Prishtinës, në qershor të vitit 1999, ishin vrarë 14 serbë të Kosovës që kishin dalë në fushë për të korrur grurin, vetëm disa javë pas përfundimit zyrtarë të luftës në Kosovës, e pasi që vendi hyri në kontrollin e Kombeve të Bashkuara dhe të NATO-s./Indeksonline/