75 Mall Live Search
14:00 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

Kosnett kundërshton emërimin e Shalës: Jam i dëshpëruar me deputetët e Kosovës!

Pas ambasadës së Britanisë së Madhe, ka reaguar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip Kosnett, sa i përket emërimit të Naser Shalës në pozitën e drejtorit të Sekretariatit të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës (KPCVA).

Në një postim në Twitter, Kosnett ka shkruar se është i dëshpëruar me deputetët e Republikës së Kosovës që emëruan Shalën, transmeton Indeksonline.

“Thellë i dëshpëruar me refuzimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të emëruar drejtues profesional në krye të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës. Deputetët treguan se më shumë vlerësojnë nepotizmin më shumë se të drejtat pronësore të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ambasadori Philip Konsett në faqen e tij zyrtare në Twitter. /Indeksonline/