75 Mall Live Search
12:54 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kosnett: Kuvendi ndërmori një hap të rëndësishëm drejt krijimit të Qeverisë së re

Pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, ka reaguar Ambasada amerikane në Kosovë.

Në një deklaratë në Twitter,  ambasadori amerikan, Phip Kosnett, thotë se Kuvendi i Kosovës sot ndërmori një hap të  rëndësishëm drejt krijimit të Qeverisë së re.

“Një fushatë në të cilën  kandidatët ofrojnë ide të reja për bisedimet me Serbinë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, do të siguronte që Kosova nuk do të humbasë më shumë kohë në ndërtimin e themeleve për të ardhmen”, ka shkruar Kosnett në Twitter.