75 Mall Live Search
15:10 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / OSH

Kosnett mbështetë zëvëndëskryeministren Redzepi: Përqafimi i diversitetit sjell përfitimin për të gjithë qytetarët

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i ka dalë krah zëvëndëskryeministres kosovare, Emilija Rexhepi.

Kosnetti ka thënë se ashtu siç e pranon zëvendëskryeministrja e parë Emilija Rexhepi e pranojmë edhe ne se faktin se përqafimi i shumëllojshmërisë dhe përfshirjes sjell përfitime për të gjithë qytetarët.

Ky reagim i Kosnettit vjen pas një keqinterpretimi që iu bë një deklarate nga e kaluara zëvëndëskryeministres Redzepi.

“Siç pranon zëvendëskryeministrja e parë e pakicave jo serbe e Kosovës, Emilija Rexhepi dhe siç pranojmë ne, përqafimi i diversitetit dhe përfshirjes prodhon përfitime konkrete për të gjithë qytetarët. Të punojmë së bashku drejt rezultateve të vërteta për të drejtat e njeriut, reformën zgjedhore, lirinë fetare dhe drejtësinë kalimtare”, ka shkruar Kosnetti./Indeksonline/