75 Mall Live Search
19:53 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Kosnett me videomesazh: SHBA jep 1.1 milionë dollarë për Kosovën për luftën ndaj COVID19, bashkë ia dalim!

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një videomesazhi të publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës së Amerikës në Prishtinë, ka konfirmuar ndihmën e SHBA-ve prej 1.1 milion dollarë për shtetin e Kosovës, në luftën kundër pandemisë COVID19, transmeton Indeksonline.

“Qeveria e Kosovës merr 1.1 milion dollarë dollarë nga Sh.B.A për të siguruar mbështetje operacionale dhe për të rritur aftësinë e reagimit të Kosovës për të ndaluar transmetimin e mëtutjeshëm dhe për të zbutur ndikimin e COVID-19. Kosovarët kanë dëshmuar edhe një herë guximin dhe gatishmërinë e tyre përballë përgjegjësisë.Bashkë do t’ia dalim”, ka thënë Kosnett.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se sekretari i shtetit amerikan, Mike Pompeo gjatë javës së kaluar ka nisur iniciativën për ndihmë ndaj shteteve të shumta të botës me një asistencë për luftën ndaj koronavirusit./Indeksonline